Liqeni i Mitrovicës është një liqe artificial i cili gjendet pranë qytetit të Mitrovicës, në Kosovë. Liqeni artificial i Mitrovicës ka gjatësi prej rreth 1.8 kilometrash, gjerësi deri në 150 metra dhe thellësi deri në 4 metra.
Liqeni i Mitrovicës shtrihet në hapësirën përgjatë rrjedhës së lumit Ibër, në mes Mitrovicës dhe fshatrave: Suhodolli i Poshtëm, Suhodolli i Epërm, Zhabari i Poshtëm e deri në Gushacë e Vinarcë të Poshtme.
Karakteristikat e Liqenit të Mitrovicës [en_Wikipedia1]
| Vendndodhja: Mitrovicë, Kosovë |
| Koordinatat: 42°52′50″N 20°50′46″E |
| Flukset hyrëse primare: Lumi Ibër |
| Vendet e pellgut: Kosovë |
| Ndërtuar: 2017 |
| Gjatësia maksimale: 1.8 km (1.1 mi) |
| Gjerësia maksimale: 150 m (490 ft) |
| Sipërfaqja: 1.82 km2 (0.70 sq mi) |
| Thellësia mesatare: 4 m (13 ft) |
| Lartësia e sipërfaqes: 506 m (1,660 ft) |
| – |
Histori
Ideja për ndërtimin e një liqeni artificial në rrjedhën e lumit Ibër pranë qytetit të Mitrovicës ka ekzistuar kahere, mirëpo vetëm në vitin 2012 Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal morrën vendim për ndërtimin e tij. Puna për ndërtimin e Liqenit të Mitrovicës filloi në vitin 2013, ndërsa finalizimi i tij u bë në vitin 2017 me një donacion të Bashkimit Evropian.
Lokacioni

Liqeni i Mitrovicës – Lokacioni harta1a
–
Referencat


