HomeShkencëArkeologjiKalendari i lashtë shqiptar

Kalendari i lashtë shqiptar

Imazhi: Kalendari i lashtë shqiptar Zojzi-Kastrati.

Kalendari i lashtë shqiptar është një Kalendar diellor (solar). Bazohet në vëzhgim dhe pamje të natyrës, e tërësisht në pozicionin relativ të diellit me yjet. Vitet bazohen në vitet diellore. Origjina e Kalendarit.

Pamjet tregojnë se popujt neolitikë kishin një koncept konkret të kalimit të kohës dhe e dinin se ciklet ishin të parashikueshme me kalimin e kohës. Disa pamje tregojnë një aftësi për të matur kohën me kalimin e javëve ose muajve.

Kalendari i lashtë shqiptar është i veçantë te populli ynë, pasi është trashëguar me gojdhëna, e atu këtu ndonjë shkrim.

Kalendari i lashtë shqiptar është studiuar nga shumë shkencëtar, por që morën vëmendje nga media dhe që mbledhën shënime nga populli për këtë janë Genc Kastrati1 dhe Rrok Zojzi.2

Këtu po e bëjë vetëm popullarizimin e këtij kalendari, që po e quaj Kalendari i lashtë shqiptar Zojzi-Kastrati.

Përdoret ende në popullsi, sidomos për nevojat bujqësore.

Të ndara kështu:

  • Viti është me 365 ditë.
  • Viti i ka 8 muaj.
  • Muaji i ka 45 ditë.
  • 3 ditë janë festat për fillimin e vitit (“kryet e motmotit”) apo Shëngjergji.
  • 2 ditë janë festat e mesit të vitit.
  • Stinët janë dy gjysmat e vitit me nga 180 ditë.
  • Vera, stina i ka 4 muaj, 180 ditë.
  • Dimri, stina i ka 4 muaj, 180 ditë.

Gjysmat e vitit apo stinët ndahej në 4 pjesë me nga 45 ditë secila, të cilët i quajmë muaj.

Kryet e Motmotit që njihet edhe si Shëngjergj. Shëngjergji gjithmonë ka qenë më 6 maj, që ende festohet në të gjitha trevat shqiptare në ballkan, poashtu mund të themi edhe në botë.

Mesdimrin i cili është më 5 shkurt, kur arbaini apo buzmi kryhet e fillon hamsini apo ngrijsi.

Shmitri është më 6 apo 7 nëntor – bujqit thonë se erdhi shmitri, norma e mbjelljes së farës, përgatitja e tokës si dhe afati i mbjelljes, afatit optimale, sepse kjo varet shumë nga kushtet klimatike në atë vit,  atëherë sasia e farës do të duhet të jetë më e madhe.

Citim: [Kalendari i lashtë siç po e quajmë në këtë punim ka qenë një kalendar origjinal të cilin populli shqiptar e ka praktikuar deri vonë, e mbahet mend dhe sot. I vetmi deri më tani ka qenë studiuesi Rrok Zojzi që mori shënime nga populli për këtë kalendar. Ky kalendar është edhe dëshmi e një qytetërimi të veçantë shqiptar që dallon nga të tjerët.

Tash që ne t’a përmirësojmë këtë gabim dhe të gjejmë rregullimin origjinal të kalendarit të lashtë, do të bëjmë vetëm një hap: të lozim datat e dhëna nga Zojzi për 45 ditë më vonë, në mënyrë që të kthehen në vendin e tyre.3. GENC KASTRATI: KALENDARËT E SHQIPTARËVE(I) – Pashtriku.] -Fund i Citimit.

Kalendari-i-lashte-shqiptar-Kalendari-Popullor-a4-1024×369.

Gjurmët e kalendarit të lashtë shqiptar në Kosovë

Citim: [Ky kalendar ka qenë i përhapur edhe në Kosovë dhe gjurmë të tij vërehen edhe në ditët tona. Kështu dimri i ka dy pjesë karakteristike: arbain dhe hamsin. Sipas të vjetërve në fshatrat e Kosovës:arbaini është pjesa e dimrit nga 22 dhjetori deri më 4 shkurt, ndërsa hamsini nga 5 shkurti deri më 21 mars kur fillon pranvera. Emrat arbain dhe hamsin janë numërorë në gjuhën arabe. Por ndërsa emrat janë ndikim i huaj nga koha osmane, përkundrazi muajt janë pjesë e kalendarit të lashtë shqiptar.4] -Fund Citimi.

Po japim një listë të muajve apo periudhave të vitit sipas Kalendarit të lashtë shqiptar Zojzi-Kastrati:

Kryet e Motmotit: Shëngjergji (tri ditë festa): 6, 7, 8 maj
1. Veror: 6 maj deri 22 qershor.
2. Korrik: 23 qershor deri 6 gusht
3. Djegagur: 7 gusht deri 20 shtator
4. Vjeshtë: 21 shtator deri 4 nëntor
Mesi i Vitit: Shmitri (dy ditë festa): 5-6 nëntor
5. Dimror: 7 nëntor deri më 21 dhjetor
6. Bryms (arbain): 22 dhjetor deri më 4 shkurt
7. Ngrijs (hamsin): 5 shkurt deri më 21 mars
8. Pranverë: 22 mars deri më 5 maj

Skjarim> Këtë kalendarë e kanë studjuar shumë shkencëtar, por që morën vëmendje nga media, shtypi e interneti dhe që mbledhën shënime nga populli për këtë Kalendari i lashtë shqiptar janë Rrok Zojzi e Genc Kastrati, por edhe shumë tjerë.

Krahasim

Kemi kaluar nëpër disa mijëra vjet histori. Kemi parë kalendarët të ndryshojnë nga rregullimet prej guri që përdoren për të shënuar solsticin dhe për të parashikuar kthimin e kafshëve migruese; Nëpërmjet gjurmimit të yjeve dhe numërimit të muajve. Kryesisht ajo që kemi parë përmes metamorfozës së kalendarit, janë kulturat dhe perandoritë e ndryshme që luftojnë për të prodhuar një mënyrë numërimi të ditëve dhe muajve në një vit. Vështirësia e tyre ishte duke marrë parasysh çerek-ditën shtesë që Toka përdor për t’u kthyer në pikën e saj të nisjes. Pa marrë parasysh atë kohë, ata do të shihnin kalendarin të rrëshqiste gjatë vitit. Kemi parë edhe disa emra krijues për muajt me të cilët kanë dalë kalendarët.5

Futja e kalendarit gregorian vendosi vulën mbi zhvillimin e kalendarit. Korrigjimi i Lilius, i futur gjatë papatit të Gregorit XIII, do të thoshte më në fund se viti ishte gjithmonë i saktë dhe kurrë nuk kishte nevojë për korrigjim, ose të paktën, vetëm herë pas here.

Tani globi tokësor ndan një mënyrë të vetme për të shënuar kohën, Kalendari sipas standardit ndërkombëtar ISO 8601.6

Analiza

Fakti se në Babiloni kishte shkrim më herët se në vende tjera nuk do të thotë se kishte edhe kalendar më herët se vendet tjera. E vërteta është se si në Babiloni ashtu edhe tek popujt tjerë semitë, ditët e javës emërtohen me numra rreshtorë. Ndërsa të vetmit popuj që emrat e ditëve të javës i emërojnë sipas planetëve apo perëndive, janë: shqiptarët (pasardhës pellazgo- ilir), romakët, grekët antikë, keltët, gjermanikët dhe indusët. Madje në të gjithë këta kalendarë ditët e javës kanë të njëjtën radhitje dhe përputhshmëri në kuptimin e emrave mes ditëve të javës sa që duket sikur janë përkthyer nga njëra gjuhë në tjetrën.

Përvoja të ndryshme gjeneruan, të ndryshme Lloje të shkrimit. Ç’do shenim nuk është i tepert por është mjeti më i rëndësishëm për transmetimin e të folurit në distancë, përmes tij, njerëzit mund të përdorin sasinë e madhe të njohurive të njerëzimit dhe ta ruajnë atë për brezat e ardhshëm.

Ndoshta, është e nevojshme që si trashëgimi kulturore popullore kalendari i lashtë shqiptar të mbrohet edhe me ligj.

Referenca

  1. KALENDARËT E SHQIPTARËVE, Kalendari i lashtë shqiptar (1) – Bashkimi i Shqiperise ↩︎
  2. Rrok Zojzi – Wikipedia ↩︎
  3. GENC KASTRATI: KALENDARËT E SHQIPTARËVE(I) – Pashtriku ↩︎
  4. GENC KASTRATI: KALENDARËT E SHQIPTARËVE(I) – Pashtriku ↩︎
  5. The History of the Calendar – Calendar ↩︎
  6. ISO 8601 – Wikipedia ↩︎
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments