HomeShkencëAstronomiEpoka kozmike e njeriut fillon me garën për hapësirë

Epoka kozmike e njeriut fillon me garën për hapësirë

Ideja për hulumtimin e hapësirës që prej kohërave të lashta ka qenë e pranishme gjithnjë në mendjen e Njeriut edhe pse nuk ka pas mjete, njohuri apo kushte për këtë veprim.

Mungesa e eksperiencës nuk e ka ndaluar njeriun që të supozoi, fantazoi dhe eksploroi hapësirën e kozmosit.

Eksplorimi i hapësirës

Historia për eksplorimin e hapësirës fillon në lidhje me këtë kohë, në vitin 1926, kur një shkencëtar amerikan i quajtur Robert H. Goddard ndërton dhe fluturon me raketën e parë të suksesshme me karburant të lëngshëm si reaktant në raketë. Me 1930, grupet ishin duke u formuar për eksperimente me raketa dhe që nga viti 1940, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish Bashkimi Sovjetik (Rusia) ishin dy shtete konkurrente për hulumtimin me raketa që do të fluturonin sa më lartë gjegjësisht ishte garë kush do të fluturon më lartë me raketa  në hapësirë.

Gara e hapësirës

Gjatë luftës së ftohtë në vitet 1950, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik njoftonin për planet e hulumtimit të hapësirës të nisur me raketa satelitore që rrotullohen rreth Tokës. Kjo filloi atë që quhet “gara e hapësirës“. Në fillim, Dwight Eisenhower, presidenti i SHBA-ve në atë kohë, ishte e gatshme që të përfshihen në garën për shkak se ai mendonte se një satelit amerikan që do të rrotullohej rreth tokës mbi territorin e Bashkimit Sovjetik që do të shihet si kërcënim për të filluar një luftë.

Në këtë kohë, ushtria amerikane kishte një raketë që fluturonte në lartësi dhe quhej raketa-Jupiter. Në një fluturim provë raketash më 20 shtator 1956, raketa Jupiter ishte duke fluturuar mbi Atlantik Jugor kur për një kohë të shkurtër shkoi në hapësirë para se të lëshohej poshtë në oqean. Projektuesit e Jupiterit dhe disa të tjerë e dinin se nëse raketa e shkëputur arrin shpejtësinë e duhur atëherë mund të ketë shkuar me shpejtësi të mjaftueshme në orbitën e tokës.

Sputnik 1 dhe Exploreri

Një vit dhe 14 ditë më vonë, më 4 tetor, 1957, Rusët vënë një sferë të vogël me një radiotransmetuesë në orbitë, e quajtën këtë satelit të vogël Sputnik-1, që ishte sateliti i parë artificial të orbitën e tokës.  Sateliti i vogël Sputnik-1 nxiti Amerikanët për të vënë satelitin e tyre në orbitë. Më 31 janar 1958, sateliti amerikan Explorer, i cili kishte disa pajisje shkencore, ishte vënë në orbitë me një raketë Jupiter-C. Sateliti artificial Explorer ka qenë e pajisur me një numërues të veçantë –Geiger, nga fizikani James Van Allen, për të regjistruara radiacionin në unazën (rrypin) e Van Allenit, të rrezatimit rreth tokës.

dhe

Eksplorimi hapësirës prej njeriut


Para se njerëzit shkuan në orbitë, çdo vend ka përdorur kafshët për të testuar teknologjinë e fluturimit në hapësirë.


Sovjetikët kanë qenë të parët që dërguan një kafshë në hapësirë. Në vitin 1957, ata dërguan një qen me emrin Laika në orbitë në një kapsulë të quajtur Sputnik-2. Ai shpëtoi për një javë para se të mbaron oksigjeni në kapsul.

Amerikanët ishin të ardhshëm, më 31 janar 1961, ata e dërguan në hapësirë një shimpanze me emrin Ham në një kapsulë të quajtur Merkury, në një lartësi prej 157 kilometra. Shimpanza u gjet në shëndet të mirë.


Më vitin1961, me 12 prill, Juri Gagarin, Sovjetik (Rusë), ishte personi i parë në hapësirë.

Amerikanët ndjekin këtë rrugë më 5 maj 1961 me astronautin Alan Shepard që ka qenë amerikani i parë në hapësirë.

Fluturimi i Gagarinit  zgjati 1 orë e 48 minuta dhe ai ishte në orbitë 89 minuta. Lartësia e tij më e lartë është 203 kilometra mbi tokë.

Fluturimi i Shepardit zgjati 15 minuta dhe rrotullohej në lartësi prej 117 kilometra mbi tokë, por nuk ishte në orbitë.

Më 20 shkurt 1962, John Glen u bë i pari amerikan që doli në orbitën e tokës. Udhëtimin e tij zgjati 4 orë dhe 55 minuta dhe ai rrotullohet rreth e përqark tokës tri herë. Lartësia e tij më e lartë ishte 162,5 kilometra.

Për vite të tëra pas kësaj, gara hapësirës ​​midis sovjetikëve dhe amerikanëve vazhdon dhe shumë njerëz më pastaj rrotullohen në orbit të tokës me teknologji të avancuar me kohën. Gara për hapësirë nuk përfundon më 20 korrik, 1969 kur Apollo 11 me sukses zbarkoi në Hënë dhe amerikanët Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin që u bënë njerëzit e parë që ecën në hënë, sepse njeriu ende hulumton kozmosin.

Kronologjia raketave të para kozmike1

  • 4 tetor 1957, BRSS: Sputnik-1 (83,6 kg), lansohet.
  • 3 Nëndor 1957, BRSS: Sputnik 2 (508,3 kg), me qenin Laika, si pasagjerë, lansohet.
  • 6 Dhjetor 1957, USA: Vanguard TV-3 shpërthen në lansim para se të nisë.
  • 31 Janar 1958, SHBA: Explorer-1 (14 kg), sateliti i parë i Amerikës, zbulon brezat radioaktiv Van Allen.
  • 3 shkurt 1958, BRSS: Përpiqet për të nisur satelitin artificial Sputnik-3, dështon.
  • 5 Shkurt 1958, SHBA: Një përpjekje e dytë Vanguard, dështon.
  • 5 Mars 1958, SHBA: Explorer-2 në orbitë, dështon.
  • 17 Mars 1958,  SHBA: Vanguard-1 (1,47 kg) me sukses në orbitë, krijon vijat formë dardhe rrethë Tokës.
  • 26 Mars 1958, SHBA: Explorer-3 në orbita, mbledh të dhëna për rrezatim dhe micrometeoroide.
  • 28 Prill 1958, SHBA: Një tjetër Vanguard nuk orbiton (dështimi tretë).
  • 15 Maj 1958, BRSS: Sputnik-3 (1.327 kg) orbiton, mbante grup të madh instrumente shkencore, por magnetofoni dështon, kështu që nuk mund formoi hartën e rripit të Van Allenit.
  • 27 Maj 1958, SHBA: Vanguard dështon për herë të katërt.
  • 26 Qershor 1958, SHBA: Vanguard dështon për herë të pestë.
  • 26 Korrik 1958,  SHBA: Explorer-4 orbiton dhe formon hartat e brezave radioaktiv të Van Allenit për më tepër se 2 muaj.
  • 24 Gsht 1958, SHBA: Explorer-5 dështon në orbitë.
  • 26 Shtator 1958, SHBA: Vanguard dështon për herë të gjashtë.
  •  etj

Pastaj fillon dhe ende vazhdon gara për hapësirë kozmike!

Që atëherë, shumë shkencëtarë kanë bërë zbulime si dhe janë zhvilluar teknologji për të parë më larg në kozmos, për të parë në universin tonë për atë që me të vërtetë ishte apo është.

Reference

  1. Chronology of Sputnik/Vanguard/Explorer Events 1957-58 (nasa.gov) ↩︎
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments