Hëna

Hëna është trupi qiellor më i afërt i Tokës. Hëna është sateliti i vetëm natyror i tokës, është një trup qiellor astronomik, i vetmi që deri tani është shkelur nga këmba e njeriut, kështu edhe më i studjuari.

Që nga ndriçimi i qiellit tonë e deri te mbajtja e një dokumenti gjeologjik të historisë së sistemit tonë diellor, fqinji qiellor më i afërt i Tokës luan një rol thelbësor në studimet e planetit tonë dhe të sistemit diellor.

Hëna e Tokës është objekti më i shndritshëm dhe më i madh në qiellin tonë të natës. Hëna e bën Tokën një planet më të gjallë duke zbutur lëkundjet e planetit tonë në boshtin e saj, duke çuar në një klimë relativisht të qëndrueshme. Ajo shkakton edhe batica, duke krijuar një ritëm që i ka udhëhequr njerëzit për mijëra vjet.

Hëna ka të ngjarë të jetë formuar pasi një trup i madhësisë së Marsit u përplas me Tokën disa miliardë vjet më parë. Sateliti i vetëm natyror i Tokës quhet thjesht “Hëna” sepse njerëzit nuk e dinin se hënat e tjera ekzistonin derisa Galileo Galilei zbuloi katër hëna që rrotulloheshin rreth Jupiterit në vitin 1610. Në latinisht, Hëna u quajt Luna, e cila është mbiemri kryesor për të gjitha gjërat që lidhen me Hënën: hënor. (1)

Hëna lëviz rreth Tokës në një rrugë eliptike në shpejtësi të mesme të 1,02 km/s, dhe kalonë harkun e përditshme të 13 gradë dhe 10 minuta. Drita (Fotoni) nga hëna arrin në Tokë për 1,25 sekonda.

Megjithatë Hëna mban në vetvete ende shumë të fshehta, si krijimi dhe format e truallit të saj. Zhvillimi i saj i mëvonshëm dhe ndërtimi i saj i brendshëm që ende nuk janë sqaruar krejtësisht deri në vitet e fundit.

Hëna është sateliti i vetëm natyror i Tokës. Ajo orbiton në një distancë mesatare prej 384.400 km (238.900 mi), rreth 30 herë diametri i Tokës. Forcat e baticës midis Tokës dhe Hënës me kalimin e kohës kanë sinkronizuar periudhën orbitale të Hënës (muajin hënor) me periudhën e saj të rrotullimit (ditën hënore) në 29.5 ditë tokësore, duke bërë që e njëjta anë e Hënës të përballet gjithmonë me Tokën. Tërheqja gravitacionale e Hënës – dhe në një masë më të vogël, ajo e Diellit – janë shtytësit kryesorë të baticave të Tokës. (2)

Shenja e zakonshme për Hënën është mpakja, që shikohet nga gjysma e lëmshit tokësor (hemisfera) e veriut në trajtën e një drapëri hënor . Hëna është mestarisht 384.000 km larg Tokës. Në fillim astronomët kujtonin se gropat në Hënë, të cilat quhen kratere, janë të formuara nga rënja e asteroideve, që kanë formuar edhe dete, këto dete ata i quajtën mares, por krateret kanë edhe prejardhje vullkanike.

Hëna është i vetmi satelit natyral i Tokës dhe është sateliti i pestë më i madh në Sistemin Diellor. Ajo është hëna më e madhe në Sistemin Diellor në raport me madhësinë e planetit të saj, sa një e katërta diametri i Tokës dhe sa 1/81 me masën e saj, dhe është sateliti i dytë më i dendur pas Io (hëna e Jupiterit), në sistemin diellor. Ajo është në rrotullim sinkron me tokën, gjithmonë duke treguar të njëjtën fytyrë.

Graviteti sipërfaqësor i hënës është rreth një e gjashta e gravitetit të Tokës (0,1654 g).

Të dhënat tjera për Hënën në tabela:

Karakteristikat orbitale të Hënës – Të dhënat tabelare nga: Moon – Wikipedia (3)

PërshkrimiVlerat
EmërtimiHëna (Luna) Satelliti i Tokës
MbiemriSelenik , (lunar selenic)
 –
Karakteristikat orbitale të Hënës
 
Orbita384.400 km largësi mesatare nga Toka
Perige 362.600 km, (356400-370400 km)
Apoge 405.400 km, (404000-406700 km)
Gjysmëboshti i madh (Semi-major axis)384.399 km (0,00257 AU (Nj.A.))
Ekscentriciteti (Sjellje e çuditshme) 0,0549
Periudha orbitale27.321582 d, (27 d, 7 h, 43,1 min)
Periudha sinodike 29.530589 d, (29 d, 12 h, 44 min 2,9 s)
Shpejtësia mesatare orbitale 1,022 km/s
Inklinacioni (Pjerrësia) 5,145 ° me ekliptikën
Longitude e nyjeve rritëse (Meridianet) Prapangelje (regresion) për një revolucion në 18,6 vite
Argumenti për perigje Përparim (progresion) për një revolucion në 8,85 vite
tabela1 f

Karakteristikat fizike të Hënës – Të dhënat tabelare nga: (4)

Karakteristikat fizike të Hënës
 
Diameter3476 km
Rreze mesatare (Radiusi)1.737,10 km (0,273 e Tokës)
Rreze Ekuatoriale1.738,14 km (0,273 e Tokës)
Rreze Polare1.735,97 km (0,273 e Tokës)
Petëzimi0,00125
Perimetër10.921 km (ekuatorial)
Sipërfaqja3,793 × 107 km2 (0,074 e Tokës)
Vëllimi2,1958 × 1010 km3 (0,020 e Tokës)
Masa7.346×1022 kg
0.0123 të Tokës
Dendësia mesatare3,3464 g/cm3 (0,606 ×Tokës)
Graviteti në sipërfaqe1,622 m/s2 (0,1654 g)
Faktori i momentit inercial0,3929 ± 0,0009
Shpejtësia e arratisjes (Shpejtësia dytë (II) kozmike)2,38 km/s (8600 km/h; 5300 mph)
Rotacioni siderik (Periudha e Rotacioni yjor)27.321582 d (sinkronim)
Shpejtësia e rotacionit Ekuatorialë 4,627 m/s
Pjerrësia boshtit (Axial tilt) 1,5424 ° me ekliptikë
6,687 ° me rrafshin e orbitës
24° me ekuatorin tokësor
Albedo (Dritësia)0,136
 
Magnituda (Madhësia e dukshme)-2.5 deri -12,9, dhe -12,74 (do të thotë Hënë e plotë)
Temperatura sipërfaqësore                       a. Ekuator: min 100 K, mesatare 250 K, max 390 K
b. Gjersi gjeografike 85° N: minimale 70 K, mesatare 150 K, maksimale 230 K
Diametër këndor29,3 deri 34,1 arkusminuta (arcminute)
Tabela 2 f

Atmosfera e Hënës – Të dhënat tabelare nga: Moon – Wikipedia

Atmosfera e Hënës
 
Shtypja (Presioni) i sipërfaqesPresioni i sipërfaqes
10−7 Pa (1 picobar) (ditë)
10−10 Pa (1 femtobar) (natë)
Helium 25%
Neoni 25%
Hidrogjeni 23%
Argon 20%
Gjurmët me metan, amoniak dhe dioksidit të karbonit.CH4, NH3, CO2
Përbërja Ar, He, Na, K, H, Rn, ….
 –
Përbërja kimike e kores së Hënës:
Oksigjen43%
Silic 21%
Alumin10%
Hekur9%
Kalcium9%
Magnez5%
Titan2%
Nikel                   0.6%
Natrium0.3%
Krom0.2%
Kalium0.1%
Mangan0.1%
Squfuri0.1%
Tabela 3 f

Shiqo edhe:

Formation – NASA Science

Internal structure of the Moon – Wikipedia

The moon — A complete guide to Earth’s companion | Space

Referenca

  1. Moon – NASA Science ↩︎
  2. Moon – Wikipedia ↩︎
  3. Moon – Wikipedia ↩︎
  4. Moon – Wikipedia ↩︎

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments