Satrap është udhëheqës i një territori apo krahine. Një satrapi është territori i qeverisur nga një satrap.
[: Një satrap ishte guvernator i provincave të Perandorive të lashta Mediane dhe Persiane (Ahemenide) dhe në disa nga pasardhësit e tyre, si në Perandorinë Sasanide dhe perandoritë helenistike.
Një satrap shërbente si nënmbret i mbretit, megjithëse me autonomi të konsiderueshme. Fjala filloi të sugjeronte tirani ose shkëlqim të tepruar, dhe përdorimi i saj modern është një term nënçmues dhe i referohet çdo sundimtari nënshtrues ose lokal, zakonisht me konotacione të pafavorshme të korrupsionit. [1]
SATRAP m. (FJALORI I GJUHËS SHQIPE)
1. his. Sundimtar me pushtet të pakufizuar i një krahine në Perandorinë e vjetër Persiane dhe në Indi.
2. fig. Sundimtar ose drejtues i egër e despotik që merr nëpër këmbë çdo të drejtë të njerëzve a të vartësve; ai që shtyp dhe shfrytëzon të tjerët pa mëshirë. Satrapët e kohëve të shkuara. Dëbuan pushtuesit dhe satrapët e brendshëm.
3. përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Mbreti satrap.
–
Referencat


