HomeNatyraHulumtimHelmi i Grethit (Graizit) dhe Preventiva Shëndetësore e Njeriut për Thumbimet Alergjike

Helmi i Grethit (Graizit) dhe Preventiva Shëndetësore e Njeriut për Thumbimet Alergjike

Grethi (Graizi) në planetin tonë Tokë

   Në planetin tonë Tokë ka rreth 22 lloje të Grethave (Graizëve). Shumica jetojnë në Azinë tropikale, por këto insektet gjenden gjithashtu në të gjitha kontinentet si; Evropë, Australi, Afrikë, Amerikën e Veriut dhe të jugut, Antarktid por edhe në Oqeane e Detë.

   Këto insekte sociale ndërtojnë kosheret e tyre duke përtypur dru që e konvertoin në një tul për ndërtim letrash, e që me të pastaj ndëtojnë folet (qerdhet). Ata maturohen nga veza tek të rriturit brenda koshereve të komunitetit.

Kuptimi i fjalës GRETH (Graiz)

GRETH m. zool. (https://fjale.al/greth) [1] dhe (http://www.fjalorshqip.com/) [2]

  1. Arëz me trup të madh, me ngjyrë të murrme në të kuqe, me bark të verdhë e me një thumb helmues; grerëz. Fole grethash. E pickoi grethi.
  2. fig. keq., bised. Spiun.
  3. përd. ndajf. Plot e përplot, mbushur plot. Është greth hardhia. Janë greth degët me kokrra.
    Fle me gretha lëviz shumë kur fle, bën gjumë shumë të shqetësuar.

Në gjuhë të huaja fjala Greth (Graiz): Hornet -(English), Stršljen -(croat,srbian, Bosnian), Hornissen -(Gjerman), Eşekarısı -(Turqisht), Шершень -(Rusisht), σφήκα -(Greqisht), Стършел -(Bulgare), Avispón -(Spania), etj.

Në planetin Tokë ekzistojnë në mes 1.4 dhe 1.8 milionë lloje insekte. Shumica e tyre janë tërësisht të parrezikshme për njerëzit, mirëpo ekzistojnë edhe të tilla, të cilat mund të na infektojnë me sëmundjet më të këqija, thjeshtë – insekte të cilave duhet t’u shmangemi me çdo çmim.

   Insektet ose Insekta (nga insektum Latin) janë jovertebrorë heksapodë (gjashtë-këmbëshit) dhe grupi më i madh në brendësi të fillumit të artropodit. Përkufizimet dhe qarkullimet ndryshojnë; zakonisht, insektet përbëjnë një klasë brenda fillumit Arthropoda. Siç përdoret këtu, termi Insekta është sinonim i Ectognatha. Insektet kanë një struktur skeletore, një trup tre-pjesë (kokë, kraharor dhe bark), tre palë këmbë të bashkuara, sy të përbërë, një palë antenna, krahët, thumbim e tjera organe funksionale.

Insektet janë grupi më i larmishëm i kafshëve; ato përfshijnë më shumë se një milion specie të përshkruara dhe përfaqësojnë më shumë se gjysmën e të gjithë organizmave të gjallë të njohur. Numri i përgjithshëm i specieve ekzistuese vlerësohet në mes gjashtë dhe dhjetë milion; potencialisht mbi 90% e formave të jetës së kafshëve në Tokë janë insekte. Insektet mund të gjenden në pothuajse të gjitha mjediset, megjithëse vetëm një numër i vogël i specieve banojnë në oqeane, të cilat mbizotërohen nga një grup tjetër i artropodëve, krustaceans. (3)


Prej kohësh është njohur dhe dokumentuar se insektet janë grupi më i larmishëm i organizmave në tokë, që do të thotë se numri i llojeve të insekteve është më shumë se çdo grup tjetër. Në tokë njihen ose të evidentuara rreth 900 mijë lloje të ndryshme të insekteve të gjalla. Ky përfaqësim përafron 80 përqind të specieve në botë. Shifra e vërtetë e specieve të gjalla të insekteve mund të vlerësohet vetëm nga studimet e tanishme dhe ato të kaluara. Shumica e autoriteteve pajtohen që ka më shumë specie insektesh që nuk janë përshkruara (emëruar nga shkenca) sesa ka specie insektesh që janë emëruar më parë. Vlerësimet konservatore sugjerojnë që kjo shifër është rreth 2 milion. Në dekadën e fundit, shumë vëmendje i është kushtuar entomo-fauna që ekziston në pyjet tropikale të tokës. (4).

Nga studimet e kryera nga Terry Erwin nga Departamenti i Entomologjisë së Institucionit Smithsonian në kanopitë pyjore të Amerikës Latine. Numbers of Insects (Species and Individuals) from: (https://www.si.edu/spotlight/buginfo/bugnos )

Lexo artikullin në pdf format:

Helmi i Grethit (Graizit) dhe Preventiva Shëndetësore e Njeriut për Thumbimet Alergjike

Reference:

  1. Greth ‹ kuptimi ‹ FJALË (fjale.al) ↩︎
  2. Fjalor Shqip | fjalorshqip.com ↩︎
  3. Insect – Wikipedia ↩︎
  4. Numbers of Insects (Species and Individuals) | Smithsonian Institution (si.edu) ↩︎
RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments