HomeNatyraHulumtimSi lulet i zgjedhin ngjyrat e tyre për të mbijetuar

Si lulet i zgjedhin ngjyrat e tyre për të mbijetuar

Lulet janë shumëngjyrëshe. Lulet nuk janë shumëngjyrëshe vetëm për të qenë të bukura, ato kanë nevojë për ngjyrën e tyre për të mbijetuar.

Ngjyrat që Ne njerëzit i shohim në lule vijnë nga trashëgimia e tyre, nga ADN-ja e bimës prindërore. Gjenet në ADN-në e një bime drejtojnë qelizat për të prodhuar pigmente me ngjyra të ndryshme.

Jo rastësisht duke shikuar lulet me shikim eksplorues mbi ngjyrat dhe pigmentet në lule, aty afër në oborrin e shtëpisë, bëra një pyetje pa më dashje vetës; A kam menduar ndonjëherë se si lulet marrin

ngjyrat e tyre? Jo edhe Po.

Në të vërtetë kërkimet shkencore më interesante janë veçanërisht lidhja në mes sjelljes njerëzore ndaj efektit të ngjyrave të luleve që lënë në mendjen njerëzore.

Procesi i bërjes së ngjyrave të bimëve si dhengjyra e luleve, të tilla si e kuqja në trëndafila dhe e verdha në marigoldë, gjenden në pigmente, të cilat vendoset në gjenomën trashëgimore të bimës.

   Kur një lule është e kuqe, për shembull, kjo do të thotë që qelizat në petale kanë prodhuar një pigment që thith të gjitha ngjyrat e dritës, por jo të kuqen. Kur e shikojmë atë lule, ajo reflekton dritën e kuqe, rrezaton kuq, kështu që duket se është e kuqe.

Pigmente që prodhojnë ngjyra në bimë vijnë në fund të fundit nga gjenet dhe ADN-ja. Gjenet e një bime diktojnë se cilat pigmente do të prodhohen, në cilat qeliza dhe në çfarë sasie.

Ngjyra e bimës është jetike për mbijetesën e saj nga një brez në tjetrin.

   Ngjyra, kur e ulni atë në termat më të thjeshtë, ekziston vetëm për të riprodhuar dhe për të lindur – te bimët dhe te njerëzit.

   Shumëllojshmëria e ngjyrave në kopsht mund të shpjegohet me shkencën themelore dhe është mjaft magjepëse.  

Arsyeja që një lule ka ngjyrë është e njëjta arsye si që një person mund të lindë me flokë ngjyrë kafe ose flokëverdhë, të ketë sy blu ose të gjelbër, të vishet me veshje shumëngjyrëshe ose të veshë buzëkuq të kuq.

   Njerëzit gjithmonë admirojnë ngjyrat e bukura të luleve në lulëzim, të një prej bukurive më të mëdha natyrore të tokës, por rrallë dikush rëndom e njeh shkencën e përsosur që shkon në prodhimin e ngjyrave të luleve. Por gjenetikët na befasojnë!

   *ADN -ja zbulon burimin e lulëzimit të trëndafilit. Gjenomi mund të informojë mbarështuesit që kërkojnë të zhvillojnë varietete të reja të një lule të preferuar. Sekuenca e parë e plotë e një gjenomi të trëndafilit e ka zbuluar burimin e tipareve kryesore të asaj të sotmes.*

   Të gjitha këto terma shkencorë me të vërtetë nënkuptojnë se, që si të ngjashme me njerëzit, bimët mbajnë disa pigmente në gjenet e tyre që vendosin para se të “lindin” se çfarë ngjyre do të jenë.

Konkluzion

Lulet trashëgojnë pamjen e tyre nga gjenet apo ADN-ja e tyre. Trashëgimia e bimëve bënë që lulet mbajnë disa pigmente në gjenet e tyre e që vendosin para se të “lindin” se çfarë ngjyre do të jenë.

Lulet nuk janë shumëngjyrëshe vetëm për të qenë të bukura – ato kanë nevojë për ngjyrën e tyre për të mbijetuar. Petalet ndryshojnë sipas llojit të luleve dhe ngjyrave të saj, të cilat përveç që tërheqin kafshë polenizuese, tërheqin edhe sytë e njerëzve.

Pigmente që prodhojnë ngjyra në bimë vijnë nga gjenet dhe ADN-ja. Gjenet e një bime diktojnë se cilat pigmente prodhohen në cilat qeliza dhe çfarë sasie.

Ngjyra e lules në bimë është një nga përcaktimet më të mëdhenj për mënyrën se si i zgjedhim llojet e bimëve se çfarë të rritet në kopshtet tona.

Bimët mund të edukohen në mënyrë selektive për ngjyra të caktuara, sot përdoret gjenetika bimore që drejton prodhimin e pigmenteve.

Drita e diellit është faktorë që ndikon në ndryshimin e ngjyrës që do të ndodhë në gjethe dhe lule.

Lule janë me ngjyra të ndezura për të tërhequr pjalmuesit, të tilla si bletët, fluturat, shpezët. Shpërndarja e petaleve të saj gjithashtu përmbush këtë funksion për shumimin e llojit të vet.

Pigmentet e një lule me anë të ngjyrave atraktive ndihmojnë në tërheqjen e pjalmuesve të mundshëm, siç janë bletët, insektet, fluturat dhe kolibrat.

Ndërsa studiuesit prisnin që lulet të ishin të kuqe për shkak të pranisë së pigmenteve të kuq, ata zbuluan se bimët shpesh kombinojnë karotenoide të verdhë-portokalli me antocianina vjollcë për të prodhuar lule të kuqe. Kjo do të thotë se faktori kryesor gjendet në ADN-në e luleve.  Shkencëtarët duan të dinë, për shembull, çfarë ndryshimesh kanë ndodhur që kur lulet u skuqën për herë të parë në planetin tokë.

Lexo më shumë në pdf format: Si lulet i zgjedhin ngjyrat e tyre për të mbijetuar

etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments