Vitaminat janë lëndë ushqyese thelbësore që trupi i njeriu i ka nevojë në sasi të vogla për t’u rritur, zhvilluar dhe funksionuar normalisht.
Trupi ka nevojë për 13 vitamina thelbësore, të ndara në dy grupe kryesore: të tretshme në yndyrë dhe të tretshme në ujë.
Klasifikimi i Vitaminave
Vitaminat ndahen në dy grupe bazuar në mënyrën se si përthithen dhe ruhen në organizëm.
Klasët:
- Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K).
- Vitaminat e tretshme në ujë (Kompleksi B dhe C).
Vitaminat e tretshme në yndyrë
- Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K)
Ruhen në mëlçi dhe në indet dhjamore.
Kanë nevojë për yndyrë në ushqim që të përthithen.
Marrja e tepërt mund të shkaktojë toksicitet nëse përdoren me tepricë si suplemente.
Funksioni i vitaminave të tretshme në yndyrë
Këto ruhen në mëlçi dhe në indet dhjamore të trupit:
Vitamina A: Mbron shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar.
Vitamina D: Ndihmon në përthithjen e kalciumit për kocka të shëndetshme.
Vitamina E: Vepron si antioksidant dhe mbron qelizat.
Vitamina K: Thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe shëndetin e kockave.
Vitaminat e tretshme në ujë
2. Vitaminat e tretshme në ujë (Kompleksi B dhe C).
Tretën në ujë dhe nuk ruhen në organizëm.
Sasitë e tepërta eliminohen përmes urinës.
Kanë nevojë të plotësohen rregullisht përmes ushqimit.
Funksioni i vitaminave të tretshme në ujë
Këto nuk ruhen gjatë në trup dhe duhet të merren rregullisht përmes ushqimit:
Vitamina C: Forcon imunitetin, ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe vepron si antioksidant.
Kompleksi i Vitaminave B (B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9, B12, etj.): Ndihmojnë metabolizmin, çlirimin e energjisë dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Si të merrni vitaminat
Ushqimi i shëndetshëm: Një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra dhe proteina siguron shumicën e vitaminave që ju duhen.
Koha e marrjes: Disa vitamina preferohen në mëngjes, ndërsa të tjerat ndryshojnë sipas nevojave.
Stina dhe mosha: Nevojat ndryshojnë në verë apo dimër, si dhe me rritjen e moshës.
Më shumë këshilla
Kthehu: Te fq kryesore Sikol7.com/Ushqimi


