Tingulli

Tingulli është një dridhje që udhëtonë nëpër ajër, ujë, material të ngurtë ose një medium tjetër dhe mund të dëgjohet kur arrinë në veshin e një personi ose kafshe. Tingulli është që përfitohet nga lëvizja, goditja ose fërkimi. Tingulli krijohet nga ndeshja e dy objekteve. Nga rrokja e dy objekteve lirohen dridhje (vibrime) që lëvizin si valë dhe përhapen në të gjitha drejtimet. Tingulli mund të përshkruhet si i dëgjueshëm zëri dhe i padëgjueshë infrazë dhe ultrazë. Përzierja e disa tingujve mund të quhet muzik por edhe shpesh si zhurmë.

Shembuj; ndeshja e gurit me metal – tingëllima, ndeshja e ujit me erë – fishkëllima, ndeshja e elektroneve me ajër (retë me elektrone) – bubullima, kordat e laringut me ajër –zëri, etj.

Një valë gjatësore (longitudinale) ose kompresuese krijohet nga një shqetësim që është përgjatë drejtimit që vala do të udhëtojë. Kur një grimcë vibrimi është e shqetësuar, ajo kalon shqetësimin në grimcën tjetër duke transportuar energjinë e valës.

Tingulli mund të shihet si një lëvizje valore në ajër ose media të tjera elastike. Në këtë rast, tingulli është një stimul. Tingulli mund të shihet edhe si një mekanizvm i dëgjimit që rezulton në perceptimin e zërit. Në këtë rast, tingulli është një ndjesi.

Tingulli është një çrregullim mekanik nga një gjendje ekuilibri që përhapet nëpërmjet një mediumi material elastik. Një përkufizim thjesht subjektiv i tingullit është gjithashtu i mundur, si ai që perceptohet nga veshi, por një përkufizim i tillë nuk është veçanërisht ndriçues dhe është tepër kufizues, sepse është e dobishme të flitet për tinguj që nuk mund të dëgjohen nga veshi i njeriut, si ato që prodhohen nga fishkëllimat e qenve apo nga pajisjet sonare.1

Tingulli përfshinë diapazonin e fushësë; Infratigujt – Zërit – Ultratingujt.

Tingulli është një valë mekanike në një mjedis material që është në gjendje të ngjall një perceptim dëgjimor. Frekuencat e këtyre valëve që një person është në gjendje të perceptojë janë shumë individuale dhe shtrihen në intervalin prej afërsisht 16 Hz deri në 20,000 Hz. Valët mekanike jashtë këtij diapazoni frekuencash nuk shkaktojnë perceptim dëgjimor, por ndonjëherë quhen edhe tingull.

Infratingujt kanë një frekuencë më të vogël se 16 Hz, p.sh. elefantët mund ta dëgjojnë atë. Ultratingujt kanë një frekuencë më të lartë se 20 kHz, e cila mund të perceptohet nga qentë, delfinët ose lakuriqët e natës, për shembull. Proceset që lidhen me origjinën e zërit, përhapjen dhe perceptimin e tij quhen akustikë dhe i njëjti emër i jepet shkencës që studion këto procese.

Tingulli mund të përdoret për qëllime të ndryshme, të tilla si komunikim, argëtim, navigim ose paralajmërimi. Njohuri për tingujt; 1.Si matet tingulli, 2.Shpejtësia e tingullit, 3.Intensiteti i tingullit, 4.Dallimet mes Tingullit Dhe Zërit, 5.Tingulli dhe Zhurma – Cili është ndryshimi?, …

Tingulli është një lloj energjie që lëshohet kur një objekt dridhet. Valët e tingullit janë valë longitudinale që përhapen përmes një mediumi të tillë si një gaz, lëng ose ngurtësi. Dridhja e grimcave të mediumit është paralele me drejtimin e valës. Valët e tingullit mund të shfaqin fenomene si; difraksioni, reflektimi dhe interferenca (ndërhyrje). Tingulli perceptohet nga truri kur valët e zërit arrijnë në daullen e veshit.

Timpani ose daullja e veshit, i njohur edhe si membrana tympanike, është një shtresë e hollë lëkure e shtrirë fort në vesh që ndan veshin e jashtëm nga veshi i mesëm. Ajo dridhet në përgjigje të valëve të zërit dhe është pjesë e një sistemi kompleks të përfshirë në procesin e dëgjimit. Timpani ose daullja e veshit mbron gjithashtu veshin e mesëm nga mbeturinat dhe bakteret.

-/

Në fizikë, tingulli është një vibrim që përhapet si një valë akustike nëpërmjet një mediumi transmetimi si një gaz, i lëngshëm ose i ngurtë. Në fiziologjinë dhe psikologjinë e njeriut, tingulli është pritja e valëve të tilla dhe perceptimi i tyre nga truri. Vetëm valët akustike që kanë frekuenca të shtrira midis rreth 20 Hz dhe 20 kHz, gama e frekuencave audio, shkaktojnë një perceptim auditues apo të dëgjueshëm tek njerëzit. Në ajër në presionin atmosferik, këto përfaqësojnë valë zanore me gjatësi valore prej 17 metra (56 ft) deri në 1,7 centimetra (0,67 in). Valët e zërit mbi 20 kHz njihen si ultratinguj dhe nuk janë të dëgjueshme për njerëzit. Valët e zërit nën 20 Hz njihen si infratinguj. Lloje të ndryshme kafshësh kanë diapazone të ndryshme dëgjimi. (2)

Tingulli-eshte-nje-vibrim-qe-perhapet-si-nje-vale-akustike-nepermjet-nje-mediumi-1024×396

Përkufizimi

Tingulli përkufizohet si:

(a) Dridhje, Oscilacioni në presion, stresimi, zhvendosja e grimcave, shpejtësia e grimcave, etj., të përhapura në një medium me forca të brendshme (p.sh., elastike ose viskoze), ose mbivendosje e oscilacionit të tillë të përhapur.

b) Ndjesia audituese e evokuar nga oscilacioni i përshkruar në (a).

Degjimi-dhe-Zerimi-te-disa-kafshe-1024×642

-/

Tingulli dhe zëri në muzikë

Tingulli është zë që përfitohet nga lëvizja, goditja ose fërkimi.

  1. Tingulli krijohet kur ndonjë material ose mjet dridhet.
  2. Kur një mjet dridhet, shkakton që të dridhet edhe ajri dhe materialet përreth.
  3. Tingulli dëgjohet kur dridhjet arrijnë deri në veshin tonë.

Shqiptimi i shkronjave

  1. Shkronjat kur shqiptohen quhen tinguj.
  2. Tingulli dëgjohet dhe shqiptohet.
  3. Ne kur flasim prodhoimë tinguj.
  4. Tingulli i dëgjueshëm është .

Çdo gjë që na rrethon në natyrë prodhon tinguj. Çdo trup që lëshon tingull quhet burim tingulli. Burim tingulli mund të jenë: biçikleta, bletët, zogjtë, qeni, valet e detit, zërat dhe zhurma e fëmijëve, përplasja e topit….

Gjithçka në natyrë prodhon tingull nëse përplaset (goditet) ose fërkohet. Tinguj prodhojnë edhe drunjet. Si? Kur fryn era, valëvit gjethet dhe ne dëgjojmë një fëshfëllimë. Në këtë rast është prodhuar tingull.

Burimi i tingullit kush është? Burim tingulli është përplasja e erës me gjethet.

Instrumentet muzikore na japin tinguj shumë të këndshëm. Çka do të ndodhë me telin e kitarës nëse e tërheqim dhe e lëshojmë? Ai do të dridhet dhe do të krijojë tingull. Edhe instrumentet tjera muzikore e krijoinë tingullin.

e tjera.

Referenca

  1. Sound | Properties, Types, & Facts | Britannica ↩︎
  2. Sound – Wikipedia ↩︎
RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments