HomeNatyraKosovëGjatësia (Distanca) e rrugës mes qyteteve në Kosovë

Gjatësia (Distanca) e rrugës mes qyteteve në Kosovë

Kosova mbulon një hapësirë prej 10,887 km2 – duke u shtrirë deri 190 km nga Veriu në Jug dhe 150 km nga Lindja në Perëndim. Territori i Kosovës shërbehet nga një rrjet rrugor prej rreth 8,522 km, një sistem hekurudhor një binarësh prej 330 km që shtrihet nga Veriu në Jug dhe nga Veri-Lindja në Perëndim nga Prishtina si dhe nga një aeroport i nivelit regjional (Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”).
Shumica e rrugëve në Kosovë janë ndërtuar, ose rindërtuar, në vitet 1960. Në përgjithësi të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) janë të përfshira 1.951 km, ku 647 km të rrugëve magjistrale dhe, 1.304 km të rrugë rajonale./1

Të dhënat e publikuara  në vjetarin e statistikave të vitit 2024, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë një rritje të ndjeshme të gjatësisë totale të rrugëve si dhe përmirësim të cilësisë së tyre./2

Rritja e gjatësisë së rrugëve të asfaltuara është një tregues kyç i modernizimit të infrastrukturës Kosovare. Nga 1,666.2 km në 2005, numri i rrugëve të asfaltuara arriti në 2,384.3 km në 2023, duke zvogëluar rrugët e paasfaltuara nga 258.9 km në 49.7 km.

Rrugët magjistrale të Kosovës -imazh1b

shiko: Kosovo News | Kosovo Latest News – NewsNow

dhe Kosovo travel advice – GOV.UK

Harta: FCDO__TA__052_-_Kosovo_Travel_Advice_Ed2.pdf

Reference

  1. infrastruktura_rrugore_ne_kosove.pdf ↩︎
  2. Gjatësia e rrugëve në Kosovë – kosovofacts ↩︎
RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments