HomeShkencëUshqimiDjathi i Napës

Djathi i Napës

Djathi i Napës, i përgatitur kryesisht në zonat rurale të vendit. Konsiderohet si një ndër specialitetet më të mira e më të shëndetshme të djathrave. Është një ndër djathrat më të veçantë. Veçantia e këtij djathi është shija e veçantë që ka, e cila qëndron pikërisht tek procesi i përgatitjes.

NAPËf. (nga FJALORI I GJUHËS SHQIPE)1

1. Trastë prej leshi e endur rrallë, ku hidhet djathi ose gjiza që t’i kullojë hirra. Napë me djathë (me gjizë). Djathë nape. E kullojnë në napë.
2. Pëlhurë e bardhë dhe e hollë, që përdoret nga gratë si shami koke. Hoqi (vuri) napën.
3. Mbulesë. Napë tryeze. Dyshek me napë të bardhë.
4. fig. Perde e hollë, cipë. Nape resh. Napa e mjegullës. Napa e natës. I hoqi (i grisi) napën.

Si të përgatisni djathin e napës në shtëpi (2)

Një mrekulli për shijen dhe për shëndetin gjithashtu duke qenë se i përgatitur në shtëpi është krejtësisht natyral dhe bio.

Djathi i napës krahas vlerave ushqyese që ka, kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur, në sallata të ndryshme me barishte e perime të çdo stine, ashtu si edhe në shumë gatime të tjera.

Ndiqni të gjitha hapat e thjeshtë për të përgatitur një prej djathrave më të shijshënm e më të shëndetshëm krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Djathit të Napës në Shtëpi

Përbërësit

  • 5 l qumësht fshati dhie (nëse preferoni mund të përdorni edhe qumësht lope ose dele)
  • Kripë (mundësisht kokërrmadhe – sasia sipas dëshirës)
  • 1 lugë gjelle limontos
  • 1 napë ose pecetë e madhe, e pastër pambuku

Përgatitja  

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të hidhni qumështin në një tenxhere dhe ta vendosni në zjarr.

Lëreni në zjarr derisa të zjejë plotësisht derisa ajka e qumështit të nisë të fryhet në sipërfaqe.

Në këtë moment, fikni sobën, hidhni limontosin dhe kripën dhe trazojeni qumështin disa herë përmes një lugë druri.

Vendosni napën në kulloresen e makaronave, hidhni në të të gjithë masën e qumështit të prerë dhe duke mbledhur të katër cepat e napës lidheni shumë fortë në mënyrë që masa të mblidhet mirë për të formësuar djathin.

Pasi e keni lidhur, AgroWeb.org ju udhëzon të ktheni masën me kokë poshtë, pra nga ana nga e keni lidhur dhe mbi të vendosni një tas të madh me ujë në mënyrë që djathi të kullojë sa më mirë.

Lëreni kështu për 1 orë. Nëse preferoni mund ta lini edhe për më shumë kohë që djathi të ngurtësohet plotësisht.

Më pas djathi është gati.

Për procesin e kriposjes, ka edhe një mënyrë tjetër, sipas së cilës kripa nuk hidhet në fillimin e përgatitjes së djathit, por në fund të të gjithë procesit pasi djathi është gati, kripa shtrohet në një pjatë, djathi nxirret nga napa, i hidhet pak kripë kokërr madhe sipër dhe më pas futet në frigorifer dhe lihet aty për një ditë. Të nesërmen, hiqet nga pjata me kripë, i largohet kripa në pjesën e sipërme dhe ai do të ketë marrë sasinë e nevojshme të kripës.

Djathi i Napës më i Shëndetshmi – Receta e Përgatitjes në Shtëpi – a2

Refrencat

  1. FJALORI I GJUHËS SHQIPE ↩︎
  2. Djathi i Napës, më i Shëndetshmi – Receta e Përgatitjes në Shtëpi – AgroWeb ↩︎
RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments